Shqipëria dhe Kroacia luajtën baras me rezultat 2-2 në kuadër të grupit B.
Pas ndeshjes Kristjan Asllani foli lidhur me rrjedhën e takimit ku tha se morën dy gola që mund të evitonin shumë lehtë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa u ndal edhe tek një rasti i humbur i tij ku u shpreh se kishte gjuajtur me sy mbyllur.
“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur. Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur? Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbyllur, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”, u shpreh Asllani.
Shqipëria ka edhe një ndeshje e cila është vendimtare dhe vendos fatin e kuqezinjve këtë Euro, ditën e hënën ndaj Spanjës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...