Këtë herë ishte protagonist duke u provuar të gjithëve se është një lojtar që mund të vendosë te Interi, e madje në një ndeshje të madhe dhe me shumë ngarkesë emocionale.
Kristjan Asllani meriton elozhe pas paraqitjes ndaj Romës, u fut nga stoli në minutën e 75-të duke zëvendësuar Calhanoglu, në një “San Siro” të tejmbushur ku rezultati ishte ende 0-0, tentoi të vendosë menjëherë ndeshjen me një goditje nga distanca që edhe pse nuk rezultoi e vështirë për Rui Patricio demonstroi shpirtin e garës dhe personalitetin me të cilin po futej në fushë, teksa në minutën e 81 është inisiatori i golit të avantazhit, një pasim gjeometrik nga distanca për Di Marcon që kroson për golin e Thuram
Brohoritje për francezin por çfarë penelate nga Asllani që me pasimin e saktë krijon superioritetin numerik duke gatuar në fakt golin. Në fund të ndeshjes përveç duartrokitjeve nga tifozët dhe elozhet e Simone Inzaghit që shprehet për mesfushorin shqiptar.
“Asllani ishte shumë i zoti. Të futesh në një Inter – Roma në këtë mënyrë nuk është e lehtë. Ai hyri me shumë personalitet, po rritet shumë dhe po fiton minuta pasi ka një sjellje prej profesionisti”-tha tekniku.
Asllanit i duhet të garojë për vendin në formacion me një nga më të mirët në botë për këtë rol, Hakan Calhanoglu, me turkun që nuk i kurseu lëvdatat për shqiptarin duke u shprehur.
“Është e rëndësishme të jemi gjithmonë të bashkuar dhe të gjithë janë të rëndësishëm. Asllani po rritet , është një lojtar shumë i fortë dhe ka shumë kualitet. Lëviz shumë, jemi të fortë dhe ata që futen bëjnë gjithmonë diferencën”–theksoi Çalhanoglu.
Mbrëmje e madhe për Shqiptarin që nga ana e tij mbetet me këmbë në tokë, teksa pas fitores 1-0 foli rreth ndeshjes po ashtu rreth skuadrës së tij .
Kur vjen nga stoli pak minuta nga fundi dhe ndeshja është 0-0, është gjithmonë e vështirë, megjithatë jam i kënaqur për atë pasim që solli edhe golin e fitores. Mbajtëm kontrollin e topit dhe nuk vuajtëm thuajse fare gjatë gjithë 90 minutave. Kjo është rruga e duhur, në të cilën duhet të vazhdojmë. Calhanoglu më ndihmon shumë dhe jemi gjithmonë bashkë në çdo stërvitje. Duhet të vazhdojmë kështu, për të realizuar objektivat tona, tha Asllani./ss
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?
Policia shqiptoi 1 mijë e 763 gjoba brenda një jave në Gjila...