Andres Iniesta ka thotë se nuk do të detyrohet të pensionohet nga arritja e Philippe Coutinhos në Barcelonë.
Philippe Coutinho, i cili u transferua për 160 milionë euro nga Liverpooli, është vlerësuar si një pasardhës afatgjatë i Iniestas në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. Por, meqenëse ka nënshkruar një marrëveshje “jetësore” te Barcelona në fillim të këtij viti, Iniesta insiston që Coutinho është thjeshtë një tjetër lojtar i talentuar te klubi katalunas.
“Këtu nuk do të jetë asnjëherë ndonjë lojtar që mund të më bëjë mua që të pensionohem apo të më largojë nga këtu”, ka thënë fillimisht Iniesta.
“Në moshën 33 vjeçare, kjo nuk është një problem. Coutinho ka ardhur këtu për të përmirësuar skuadrën. Unë jam një lojtar për këtë klub dhe siç e kam thënë gjithmonë që vetëm më të mirët mund të luajnë për këtë klub”
“Kjo e bënë Coutinhon njëri nga më të mirët. Ai është i ri dhe ka një talent të lindur, ndërkohë që Barcelona është një klub ku ai mund të vazhdoj të rritet”
“Jam i lumtur që ai është njëri nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij. Ai i posedon gjërat që ne i duam”
Coutinho ka kryer sot (e premte) seancën e parë stërvitore te Barcelona./arbresh.info/
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...