Ish-sulmuesi anësor i Barcelonës, Christian Hidalgo, ka thënë se askush në klub nuk kishte pritur që Lionel Messi të bëhej njëri ndër lojtarët më të mirë në histori kur kishte dalë fillimisht nga akademia.
Ylli argjentinas ka qenë pjesë e klubit katalonas që kur ishte vetëm 13-vjeçar dhe ka kaluar nga njëri ndër talentet më premtues në botën e futbollit te njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, transmeton Gazeta Express.
Hidalgo kishte qenë pjesë e Barcelonës në të njëjtën kohë me Messin dhe thotë se askush në klub nuk kishte mundur ta parashikonte se Messi do të arrinte të bëhet gjashtë-herë fitues i Topit të Artë.
“Leo ishte një talent i mrekullueshëm. Të gjithë në klub e dinin se ai do të bëhej një ditë një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Hidalgo.
“Por, më i miri në histori? Jo. Askush nuk mund ta kishte parashikuar këtë. Arritjet e Leos janë unike. Ai ishte shumë i turpshëm, shumë introvert”.
“Ai fliste vetëm kur kishte nevojë. Përderisa ai luante më shumë dhe fillonte të shënojë më shumë gola, ai doli nga mburoja e tij pak dhe tallej më shumë me neve”.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%