Google ADS

Asiston Lucas Vazquez, shënon Karim Benzema

18:53 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër Rayo Vallecanos.

Gjiganti spanjoll është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në takimin në Bernabeu mbrëmjen e sotme (e shtunë) në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi qendror Karim Benzema zhbllokoi shifrat derisa po zhvillohej minuta e 13′ e ndeshjes.

Francezi dërgoi topin në formë të shkëlqyer te Lucas Vazquez që ia ktheu në formë të ngjashme vetëm disa sekonda më vonë.

Kështu, bartësi i fanellës me numër 9 shënoi për 1 me 0./arbresh.info/

(Golin mund ta shikoni duke klikuar këtu)

Të ngjashme