Google ADS

Asiston Granit Xhaka, Arsenali në epërsi

19:13 | 14 Tetor 2017
Arbresh Info

Arsenali ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Watfordit.

“Topçinjtë” kanë zhbllokuar rezultatin në ndeshjen si mysafirë të xhiros së tetë në kuadër të Premierë Ligës kundër Watfordit, shkruan portali arbresh.info.

Harkimi i mirë nga Granit Xhaka nga rivënia nga këndi është shfrytëzuar nga Per Mertesacker, i cili realizoi me kokë për 0 me 1.

Granit Xhaka luan nga minuta e parë, ndërsa ylli tjetër shqiptar Shkodran Mustafi është jashtë fushës për shkak të lëndimit në kofshë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme