Asistojnë Demhasaj, Ramizi, Ajeti, Kasami, shënon Ademi në Zvicër

23:45 | 16 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Shqiptarët kanë pasur një javë të mirë në Kampionatin e Zvicrës. Disa prej tyre iu gëzuan fitores, disa edhe pse luajtën mirë dolën duarthatë. Sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj,  u angazhua maksimalisht, mundi  i të i cilit u shpërblye me fitoren e Luzernit me rezultat minimal 2:1 në përballje me St. Gallenin, në ndeshjen e javës së 18-të të Kampionatit të Zvicrës.

Në minutën e 6-të,   Wiss shënoi autogol për 1:0, ndërsa Demhasaj me një veprim  të mençur për mrekulli asistoi deri te Vargas dhe ky shënon për 2:0 pikërisht në minutën e 20-të.  Në pjesën  e dytë, në minutën e 59-të, Kutesa ngushton humbjen në 2:1 .

Demhasaj luajti deri në minutën e 89-të, kurse Idriz Voca u aktivizua nga ajo e 60-ta për Luzernin. Shqiptarët e Zurich-ut si vendas u ndanë baras (0:0) me Luganon.  Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli luajtën standardë për Zurich-un.

Kololli u zëvendësua në minutën e 65-të. Ndërkaq, Xamax si vendas mundet bindshëm me 4:1 nga kampioni në fuqi Young Boys nga Bernë. Shqiptari Kemal Ademi shënoi në minutën e 80-të fal asistimit të Samir Ramizit, duke ngushtuar humbjen në 1:4.

Ramizi u fut në lojë në minutën e 67-të, kurse Ademi luajti për gjatë tërë takimit. Hoarau (7′ e 59′), Fassnacht (28′), Assale (74′) shënuan për Young, e cila skuadër kryeson me 49 pikë, kurse Xamax është i fundit me 13.

Sion si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Baseli.  Albian Ajeti qëlloi tërthorësen në minutën e 46-të, ndërsa topin e rikthyer e përfundoi në rrjetë van Wolfswinkel. Për vendasit shënoi Adryan në minutën e 31-të pas asistimit të Pajtim Kasamit, kurse van Wolfswinkel (46’) e Widmer (82’) realizuan për fitoren e Baselit.

Kasami luajti standard për Sionin, kurse Ajeti deri në minutën e 90-të.  Arlind Ajeti dhe Gjelbërim Taipi me Grasshoppersin u kthyen duarthatë, duke humb me 1:0 nga Thun.  Ajeti ishte i plotë, kurse Taipi u paraqit nga minuta e 71-të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme