Ylli i Manchester United, David De Gea bëri një asistim me klas nga një distancë prej 73 metra në fitoren befasuese të Spanjës me rezultat 6 me 1 kundër Argjentinës.
Spanjolli ishte i vendosur në anën e kundërt të portierit Sergio Romero në Madrid, por argjentinasi u largua nga fusha pas vetëm 22 minuta pas një përplasje me David de Gean, transmeton portali arbresh.info.
Costa dërgoi Spanjën në epërsi para se Isco të realizonte golin tjetër, por Nicolas Otamendi riktheu në lojë Argjentinën duke shënuar në pjesën e parë për 2 me 1. Megjithatë, Spanja sulmoi sërish pas pushimeve dhe Isco shënoi sërish.
Argjentina humbi formën e tyre dhe Spanja i ftonte ata për t’i bërë presion kur De Gea vërejti që sulmuesi i Celta Vigos, Aspas, ishte prapa mbrojtjes së skuadrës nga Amerika Jugore dhe në këtë moment goditi topin duke asistuar në golin e pestë të Spanjës.
De Gea ishte jashtë gjashtë metërishit kur pasoi topin te Aspas në një distancë prej 73 metrave.
Portieri i United do të rikthehet sot (e mërkurë) në Manchester United për tu përgatitur për ndeshjen kundër Swanseas të dielën./arbresh.info/
Shikoni asistimin e tij në videon më poshtë:
https://twitter.com/utdxtra/status/978749368084979714
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...