Google ADS

Ashley Young do largohet nga United, ja destinacioni i radhës

08:52 | 9 Janar 2020
Arbresh Info

Kapiteni i Manchester United, Ashley Young do t’i bashkohet Interit në fund të sezonit si lojtar i lirë.

34-vjeçari mund të largohet në afatin e janarit, mirëpo United nuk ka pranuar një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info.

Young luajti 260 ndeshje për “Djajtë e Kuq”, ndërsa në humbjen kundër Cityt në Carabao Cup, nuk ishte i ftuar.

Anglezit i skadon kontrata me gjigantin anglez në fund të sezonit, andaj është i lirë për të nënshkruar kontratë paraprake në janar.

Young iu bashkua United nga Aston Villa në vitin 2011 dhe ka qenë pjesë e skuadrës e cila ka fituar Premierë Ligën, FA Cup dhe Carabao Cup./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme