Chelsea ka konfirmuar se Ashley Cole ka lënë rolin e tij të trajnerit me ekipet e të rinjëve në klub për t’iu bashkuar Frank Lampard në Everton – duke u dhënë tifozëve të Chelseat edhe një arsye tjetër për t’i bërë “Toffees ekipin e tyre të dytë.
Joe Edwards bëri një ndryshim të ngjashëm në fillim të kësaj jave.
Cole, i cili kishte një karrierë të dekoruar si lojtar në Chelsea, iu bashkua klubit në vitin 2019 në të njëjtën kohë që Lampard u emërua si trajner.
Ai ka punuar me disa nga grupmoshat më të reja, deri në moshën nën 15-vjeç. Ai gjithashtu ka një rol me kohë të pjesshme me Anglinë, ku ai është asistent trajneri nën 21-vjeç.
Si pjesë e stafit të Lampard, ai me sa duket do të punojë së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës që stërvit ekipin e parë dhe është e kuptueshme pse ai do të dëshironte ta bëntë këtë hap në karrierën e tij si trajner./Arbresh.info
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...