Asensio refuzoi kalimin te Tottenham dhe Milan

18:32 | 8 Shtator 2021
KRG

Marco Asensio ka qenë shumë i përfolur gjatë merkatos së verës.

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për Asension gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë futbollisti ishte i vendosur që të mbetet te ‘Mbretërit’ e për këtë ka refuzuar dhe disa oferta.

Thuhet se mesfushori ka refuzuar mundësinë që të transferohet te Tottenhami dhe Milani.

Dy klubet evropiane dëshiron shërbimet e tij, megjithatë Asensio vendosi të qëndrojë te “Los Blancos” dhe të luftojë për një vend në formacion.

Spanjolli nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dy sezonet e fundit, por ai ka punuar shumë dhe shpreson të jetë në planet e Carlo Ancelottit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme