Performancat e Marco Asensios në ndeshjen e fundit të Real Madridit e kanë vendosur atë në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane, gjë të ka detyruar presidentin Florentino Perez të bëjë atë që i siguron atij që futbollisti të mos largohet nga Bernabeu.
21-vjeçari ka një marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2022 dhe një klauzolë të lëshimit prej 350 milionë euro, të cilën Perez dëshiron të rris dukshëm, transmeton portali arbresh.info.
Ideja është që Asensios t’i ofrohet një kontratë e nivelit të ngjashëm me figurat kryesore të skuadrës si Kroos, Modric dhe Caballos, klauzola të cilëve prek shifrën prej 500 milionë euro por që është më e vogël se e anëtarëve të BBC-së.
Nëse një skuadër dëshiron transferimin e Ronaldos, Bales apo Benzemas, ata duhet të shpenzojnë 1.000 milionë euro.
Sidoqoftë, nuk është vetëm klauzola që Real Madridi dëshiron t’i përmirësojë lojtarit, ata dëshirojnë të rrisin edhe pagën e tij nga 3.5 milionë euro për vit në 4.5 milionë euro duke vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2023./arbresh.info
Përfundon modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, ...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...