E ardhmja e supertalentit spanjoll të Real Madridit, Marco Asensio, në javët e fundit ka marrë një kahje tjetër.
21 vjeçari është duke shijuar një fillim të mirë të sezonit duke shënuar dy gola në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës, transmeton arbresh.info.
Por, Asensio nuk është i kënaqur në Bernabeu pasi Zidanë më shumë po e starton nga banka rezervë.
Sipas Don Balon, Asensio është mërzitur nga jeta në Spanjë dhe se është i gatshëm t’i bashkohet Chelseat nëse gjërat nuk ndryshojnë.
Refuzimi i Realit të përkrahë më shumë Asenion ka shokuar shumë analistë dhe tifozë të klubit.
‘Los Blancos’ janë një formë të keqe duke u renditur në pozitën e tretë me dhjetë pikë më pak se sa rivali i tyre Barcelona, të cilët janë në krye të tabelës.
Në raportin e Don Balon, shkruhet se Asensio i ka kërkuar ndihmë presidentit të klubit, Florentino Perez.
Kampioni anglez është i gatshëm ta transferojë në Stamford Bridge.
Në të kaluarën Paris Saint-Germain ishte raportuar se janë të interesuar në shërbimet e spanjollit. /arbresh.info/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...