Marco Asensio është futur në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.
Në fakt drejtuesit e klubit madrilen nuk janë edhe shumë të interesuar ta mbajnë sulmuesin anësorë në skuadër, i cili nuk është një titullar fiks në formacionin e Carlo Ancelottit.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka kontaktuar sulmuesin për ta bindur t’i bashkohet katalunasve në verë si transferim i lirë.
Këto lajmë bën që shumë tifozë madrilen të reagojnë pasi do të konsiderohej si njëra nga tradhtitë më të mëdha në futboll, por vet Asensio ka shpjeguar gjithçka.
“As nuk e kam menduar të bashkohem me Barcelonën verën e ardhshme. Nuk mund t’iu jap një përgjigje tani”.
“Shumë miq më kanë thënë për lajmet që Barcelona dëshiron të nënshkruajë me mua. Kam marrë gati 200 mesazhe për këtë”.
“Ka shumë fjalë dhe shumë gjëra që nuk i dimë. Në vitin 2023 do të jem në gjendje të nënshkruaj me çdo klub, pasi kontrata më përfundon”, ka thënë Asensio.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...