Marco Asensio raportohet se është i gatshëm për të pranuar ulje të pagës në mënyrë që të largohet nga Real Madridi.
26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” edhe për një sezon, por sipas të gjitha gjasave, ai do të largohet tani.
Sipas “HITC”, Asensio është i përgatitur për ulje të pagës, vetëm për të rritur shanset e tij për t’u larguar në afatin kalimtar të kësaj vere, transmeton Gazeta Express.
Liverpooli, Arsenali dhe Milani janë në mesin e disa klubeve të mëdha evropiane që kanë shprehur interesim për spanjollin.
Real Madridi thuhet se kërkon 25 deri në 30 milionë euro për shitjen e Marco Asensios. /Gazeta Express/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida