Google ADS

Asensio do t’i kushtoj 309 milionë Arsenalit

16:48 | 13 Qershor 2017
Arbresh Info

Arsenali duhet të shpenzojë një shumë të jashtëzakonshme të hollash prej 309 milionë funta nëse dëshirojnë të ndalin superyllin Marco Asensio të nënshkruaj marrëveshje të re te Real Madridi.

21-vjeçari thuhet se do të vendos lapsin në një kontratë të përmirësuar te kampioni evropian që do e mbajë atë në klub deri në vitin 2023, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Marca‘, Asensio do të nënshkruaj një ofertë të re “brenda ditëve të ardhshme” pas tashmë ka rritur marrëveshje verbale me ‘Los Blancos’.

Asensio ka shënuar golin e katërt në finalen 4 me 1 të Ligës së Kampionëve
Asensio ka shënuar golin e katërt në finalen 4 me 1 të Ligës së Kampionëve

Raportet në Spanjë sugjerojnë që Arsenali ishte i interesuar për të sjell Asension në Premierë Ligë, por transferimi i tij duket të jetë i pamundur për shkak të klauzolës së “çmendur” në marrëveshjen e tij.

Asensio ka shënuar golin e katërt në finalen 4 me 1 të Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër Juventusit në Cardiff dhe ka pasur ndikim pozitiv nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme