Sulmuesi i Real Madridit, Lucas Vazquez beson që bashkëlojtari i tij Marco Asensio do të fitojë një ditë çmimin Topi i Artë.
21-vjeçari ka shkëlqyer në fillim të sezonit duke shënuar katër gola brenda pesë ndeshjeve në të gjitha kompeticionet, përfshirë golin e barazimit ndaj Valencias të dielën, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është spektakolar”, ka thënë Vazquez për Asension gjatë një bisedime me ‘Cadena Ser’.
“Ai është në një nivel shumë të lartë dhe ende ka për tu zhvilluar. Ne shpresojmë të kënaqemi shumë me të. Ai është shumë modest dhe i merr të gjitha gjërat me lehtësi”
“Është herët për të thënë se do të fitojë Topin e Artë por mendoj se do ta bëjë këtë”
Madridi është i pamposhtur në fillim të këtij sezoni, pas fitores së UEFA Superkupës dhe Superkupës së Spanjës, megjithëse qëndron në pozitën e pestë në La Liga pas barazimit ndaj Valencias./arbresh.info/
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillim...
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i p...
Përurimi i Shtëpisë së Kulturës në Suharekë , Osmani: Të rin...
Stavileci: Dogana do të tejkalojë vitin e kaluar për të hyra...
Dhjetë gabime që ndikojnë në gjumin tonë dhe si t’i sh...
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona