Sulmuesi i Real Madrid, Marco Asensio ka besimin se ky sezon për skuadrën spanjolle nuk do përfundojë pa trofe.
Spanjolli ishte i lënduar dhe pritej të mos luante këtë sezon, mirëpo pasi sezoni u suspendua shkaku i koronavirusit, lojtari ka arritur të shërohet, transmeton portali arbresh.info.
Asensio iu është rikthyer stërvitjes së plotë në skuadrën e Zinedine Zidane dhe thuhet se do jetë pjesë kur të rikthehet La Liga.
24-vjeçari ka thënë se këtë sezon janë duke garuar për gjithë trofetë e mundshme.
“Vërtet duam që La Liga të rifillojë dhe të përballemi në 11 ndeshje të cilat do jenë jetë apo vdekje, do provojmë dhe fitojmë të gjitha që kanë mbetur”.
“Të gjithë jemi rikthyer në formë fizike të mirë, kishim shumë dëshirë të rikthehemi. Duam të punojmë se bashku sepse është shpirti i skuadrës mes neve”, tha ai.
Asensio gjithashtu ka konfirmuar se është mirë fizikisht dhe është i entuziazmuar sepse kishte pritur shumë.
“Ndihem shumë mirë, javët e para ishin ndryshe sepse sapo u bashkova me bashkëlojtarët, por u adaptova”.
“Gjuri im u përshtat mirë dhe ndihem mirë fizikisht. Pritja ka qenë e zgjatë. Duhej të isha shumë i duruar dhe është vështirë t’i shohësh bashkëlojtarët duke u stërvitur dhe ti të jesh në fitnes, por mendoj se ja ka vlejtur”, përfundoi ai.
Kujtojmë se La Liga do rinisë me 11 qershor, ndërsa Real Madrid është në pozitën e dytë në tabelë, dy pikë me pak se Barcelona./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...