Google ADS

Asani: E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë

16:42 | 29 Maj 2024
D.H

Jasir Asani është njëri nga lojtarët kryesor të Shqipërisë, që ka shpërthyer në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Asani në një intervistë për Tv Klan ka folur lidhur me Evropianin e Gjermanisë, shkruan Arbresh.info.

“Kemi lojtarë që hyjnë në fushë me mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Evropian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe”, tha ai.

Ai beson se së bashku me tifozët do t’ia dalin të kenë suksese.

“Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, u shpreh ai.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia shënoi tri gola në kampanjën kualifikuese teksa theksoi se e ka një ndjesi se do t’i shënoj edhe Italisë.

“Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donnarummas, Kroacisë apo Spanjës. E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, tha Asani.

Shipëria fazën e grupeve e nis pikërisht me Italinë me datë 15 qershor me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme