Roma raportohet të jetë duke u përgatitur për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi për një sezon në formë huazimi.
Pavarësisht se ka qenë i rregullt te skuadra e parë te Arsenali që nga viti 2016, reprezentuesi i Gjermanisë nuk është pjesë e planeve të trajnerit Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Mustafi preferon të luftoj për vendin e tij në Emirates, skuadra në Premierë Ligë është e gatshme për të shkarkuar 27-vjeçarin duke e shitur/huazuar te ndonjë klub jashtë vendit para mbylljes së merkatos së transferimeve.
Bazuar në Forza Roma, skuadra në Serie A ka lënë të kuptohet se ata janë të interesuar për të finalizuar huazimin e tij për një sezon me opsionin për blerje në fund.
Raporti shton se Arsenali do të dëshironte të pranonte 23 milionë funta verën e ardhshme, rreth 12 milionë më pak se shuma e paguar te Valencia tri vite më parë për shërbimet e tij.
Roma raportohet të ketë kontaktuar Arsenalin në lidhje me Mustafin meqenëse kanë kundërshtuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin Dejan Lovren të Liverpoolit./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...