Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të përshëndetet me të paktën nëntë nga lojtarët aktualë të verdhekuqve.
Sipas asaj që njofton “Il Messaggero”, nga Roma do të largohen Rui Patricio që tashmë është shndërruar në portierin e dytë pas paraqitjeve fantastike të Svillar, për të vazhduar me Smalling, Llorente, Kristensen, Spinazzola, Huijsen, Renato Sanchez, Azmoun e deri te Romelu Lukaku.
Daniele De Rossi ka dhënë miratimin e tij për largimin e emrave të sipërpërmendur, teksa klubi në këtë formë lirohet edhe nga rrogat e larta duke kursyer në total 24 milionë euro. Mbetet për t’u parë më pas lëvizjet në merkaton e verës teksa Roma do të synojë të qëndrojë mes skuadrave të pesëshes së parë në kampionat, por pa harruar edhe kompeticionet europiane./SS
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës