As në janar nuk ka përforcime për Man Utd?

20:22 | 30 Nëntor 2018
Arbresh Info

Presidenti i Manchester United, Ed Woodward ka paralajmëruar trajnerin Jose Mourinho se është i gatshëm për të mos përfillur planet e tij për transferimeve sërish as në janar.

Strategu portugez kishte mbetur i zemëruar gjatë verës kur “Djajtë e Kuq” dështuar për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, ashtu siç kishte kërkuar trajneri, transmeton portali arbresh.info.

Lojtarët si Toby Alderweireld, Harry Maguire dhe Jerome Boateng janë përfolur të gjithë për transferim në Manchester United, por asnjëri prej tyre nuk finalizoi kalimin në Old Trafford.

Por, siç raportojnë mediat në Angli, Woodward mund të mos i përfill sërish planet e Mourinhos.

Manchester United aktualisht qëndron në pozitën e shtatë në tabelë me 21 pikë, 14 më pak se lideri i tabelës – Manchester City./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme