Bazuar në gazetën spanjolle ‘AS’, Luka Modric do të vazhdoj qëndrimin në Real Madrid pavarësisht lidhje për transferim te Interi.
“Nerazurrët” besohet të kenë rënë dakord rreth një marrëveshje personale me reprezentuesin e Kroacisë, por Real Madridi insiston se ata do të lejojnë largimin e tij vetëm nëse klubi paguan 750 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
‘Marca’ raportoi se ‘Los Blancos’ janë duke i ofruar atij një kontratë të re duke i dyfishuar pagën e tij aktuale prej 6.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që ‘AS’ pretendon këtë pasdite se Modric ka marrë vendim për të qëndruar.
Modricit i janë propozuar katër vite te Interi dhe dy vite të tjera te klubi i tyre Jiangsu Suning në Kinë.
Këtë mëngjes, ai gjithashtu ka postuar një foto të tij në stërvitje me mbishkrimin: “Jam rikthyer në punë”./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...