Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Më saktësisht, Vinicius Junior shkatërroi pothuajse i vetëm Barcelonën, pasi braziliani i shënoi tre golat.
I pari në minutën e 7-të në një pasim fenomenal të Jude Bellingham, i dyti në minutën e 10-të pas një aksioni dhe asistimi të shkëlqyer të Rodrygo dhe i treti shënoi nga pika e bardhë në minutën e 39-të.
*𝘊𝘢𝘱𝘵𝘶𝘳𝘢 𝘥𝘦 𝘱𝘢𝘯𝘵𝘢𝘭𝘭𝘢.
*𝘎𝘶𝘢𝘳𝘥𝘢𝘳 𝘤𝘰𝘮𝘰.
*𝘈𝘯̃𝘢𝘥𝘪𝘳 𝘢 𝘧𝘢𝘷𝘰𝘳𝘪𝘵𝘰𝘴. pic.twitter.com/FKhEann44y— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 14, 2024
Het-triku i Vinicius është historik. Ai u bë lojtari i pestë në historinë e derbit më të madh botëror që shënon tre gola në pjesën e parë të El Clasicos.
Para tij, vetëm Samitier (Barcelona) në vitin 1926, Barinaga (Real Madrid) në vitin 1943, Narro (Real Madrid) në 1951 dhe Zamorano (Real Madrid) në vitin 1995 ia dolën.
🏅 ¡El MVP de la noche y de mi vida!@vinijr | #SUPERCAMPEONES pic.twitter.com/Bp3wDbOSz3
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 14, 2024
Sulmuesi i Los Bancos u bë kështu golashënuesi i parë i një het-triku në pjesën e parë të El Clasico në shekullin e 21-të.
Këtë gjë edhe pse shënuan shumë gola, nuk e kishin arritur as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...