Arturo Vidal paguan borxhin prej 18 mijë eurove, kërkon të mbajë asetet e tij

16:32 | 9 Janar 2019
Arbresh Info

Mëngjesin e së mërkurës, Arturo Vidal ka depozituar 18.489 eurot që i kishte borxh një agjencie udhëtimi me bazë në Torino, e cila ishte duke e ndjekur që një vit.

Megjithatë, shlyerja e borxhit duket se ka ardhur shumë vonë për të shpëtuar asetet e tij, gjë të cilën ai tentoi për ta parandaluar, transmeton portali arbresh.info.

Të martën, ‘Marca’ raportoi që konfiskimi është dhënë urdhër për katër pronat që i përkisnin Vidalit në zonën Moncareli të Torinos.

Pasi injoroi fillimisht komunikimet nga gjykata për të paguar borxhin deri më 31 dhjetor të vitit 2018, ai përfundimisht shleu borxhin të mërkurën.

Ai ka kërkuar gjithashtu që pavarësisht dështimit për të kryer obligimin e tij në afat kohor, Gjykata e Torinos të bllokojë rastin dhe të mos dërgojë katër pronat e tij në ankand publik.

Vidal pritet të bëjë edhe një shumë tjetër të hollash për procedurat gjyqësore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme