Mesfushori Arturo Vidal, ka kryer testet mjekësore të Inter-i, derisa është shumë afër që të bëhet zyrtare.
Vidal pas udhëtimit në Milan do i bashkohet skuadrës së Antonio Conte-s, me të cilët do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Pas dy viteve të klubi katalunas, Vidal u largua kurse përmes një postimi në Instagram tha se do ta mbajë Barcelonën në zemër.
“Sot i thashë lamtumirë të gjithëve në FC Barcelonë, pas dy sezoneve të mrekullueshme për këtë klub të madh. Jam shumë krenar që e kam mbajtur këtë fanellë dhe që kam luajtur me lojtarë të mirë dhe njerëz të mirë”.
https://www.instagram.com/p/CFZryOYFjRO/?utm_source=ig_embed
“Dua të falënderoj familje, bashkëlojtarët, trajnerët, doktorët, stafin dhe tifozët e mrekullueshëm që kanë shfaqur dashuri”.
“Sot nisi fazën e re në zemrën time, por do jenë gjithmonë në zemrën time. Shihemi së shpejti si gjithmonë”, ka shkruar ai./arbresh.info.
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...