Arturo Vidal-i i kryen me sukses testet mjekësore të Inter-i

12:56 | 21 Shtator 2020
Arbresh Info

Inter-i është afër të zyrtarizojë transferimin e mesfushorit Arturo Vidal, i cili ka kryer testet mjekësore të klubi italian.

Kiliani u largua nga Barcelona për tu rikthyer në Seria A, që të ribashkohet me Antonio Conte-n në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Sky Sport Italia, Vidal ka arritur në mëngjes dhe ishte pjesë e testeve të para, që i realizoi me sukses.

Pastaj udhëtoi të Humanitas dhe kompletoi të gjitha testet mjekësore.

Marrëveshja pritet të mbyllet sot (e hënë) të skuadra e Inter-it./arbresh.info.

https://twitter.com/Inter_en/status/1307772813026230275

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme