Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal raportohet se synon transferimin te Interi në afatin kalimtar të muajit janar.
32-vjeçari ka bërë tetë paraqitje për kampionin spanjoll në fazat e para të sezonit 2019-20, por ka startuar në vetëm një ndeshje në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të këtij muaji, Vidal ka hedhur poshtë sugjerimet se dëshiron të largohet nga Camp Nou duke insistuar se ishte i “lumtur” me skuadrën e Ernesto Valverdes pavarësisht mungesës së tij si i rregullt në fushë.
Megjithatë, bazuar në një raport nga Gazetta dello Sport, reprezentuesi kilian është duke u bërë vazhdimisht e më i frustruar me situatën e tij dhe mesfushori është i hapur për largim në janar nga Interi.
Kontrata e tij në Camp Nou skadon në fund të sezonit 2020-21 ndërkohë që Interi vazhdon të përflitet për përforcime të reja në janar teksa Ivan Rakitic është përmend si një tjetër shënjestër e tyre./arbresh.info/
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...