Askush nuk më ftoi të luaja për ekipin e futbollit të Kosovës dhe nuk kam folur për mediat në lidhje me këtë temë.
Me këtë fjali e fillon dhe mbaron çdo histori që futbollisti shqiptar, Arton Zekaj, të paraqitet për përfaqësuesen e Kosovës para asaj të Serbisë.
“Kam pasur vetëm një ftesë nga ana e medieve dhe me atë rast kam folur për luftën e Sopotit për mbijetesë. Askund nuk është përmendur asgjë që lidhet me atë temë, e pastaj shkoj në stërvitje dhe lexoj disa gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën – sqaron ku djalosh i cili ka kaluar shkollën komplete të Partizanit (të Beogradit) dhe që u ka prirë “orliqve” (nofka për përfaqësuesen e Serbisë në futboll) në kategorinë e të rinjve me shiritin e kapitenit në dorë”, shkruan “Novosti”.
Zekaj ka pohuar se nuk ka folur për asnjë moment me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.
“Nuk kam marrë asnjë thirrje, as nuk kam menduar kurrë për këtë në atë drejtim. Më besoni, koka ime është e plotë, telefoni nuk ndalet duke kumbuar. Nuk e di më se për çfarë duhet të flas kur nuk ka bazë për asnjë polemikë apo shpjegim”.
“Është përmendur se do të luaja për Kosovën në rast se nuk ftohem prej Serbisë. Është krejtësisht e pasaktë, askush nuk duhet të kushtëzoj askënd”, përfundoi Zekaj me një zë modesti.
Theksojmë se Zekaj është kapiten i grupmoshave të reja të kombëtares serbe dhe deri më tani nuk është ftuar prej skuadrës së parë.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...