Ai është Arton Zekaj, 18 vjeçari shqiptar që po luan më shumë sukses në skuadrën franceze Lille.
Opinioni kosovar për futbollistin shqiptar, Arton Zekaj, dëgjoi për së pari herë para më shumë se një viti. Ai u bë lajm gjithandej rajonit pasi u tha se do ta veshë fanellën e Kosovës, edhe pse më herët kishte qenë kapiten i të rinjve të Serbisë U-16.
Pas këtij lajmi, opinioni u vërshua me lajme dhe spekulime të lloj-llojshme për Artonin. Pati edhe media të tilla, sikur disa në Shqipëri që shkuan shumë larg, duke tentuar të njollosin atë se pse nuk po luan për Shqipërinë ose për Kosovën.
Arton Zekaj aktualisht është i përqendruar të skuadra e tij e re, Lille i Francës, pasi që kalimi i tij të skuadra e njohur franceze bëri bujë të madhe.
Ai si mesfushorë i Partizanit të Beogradit nënshkroi para tre muajve kontratë me skuadrën franceze.
Zekaj për këtë transferim pati folur edhe për mediat e Kosovës, ku pati thënë se është shumë i lumtur për këtë sukses dhe se është pritur shumë mirë në skuadrën franceze.
Ai po ashtu pati thënë se dëshiron të ketë paraqitje të mira që të arrij më shumë në karrierë dhe t’i bëj krenar të gjithë shqiptarët.
Lidhur me idenë që ai t’i bashkohet Kosovës ose Shqipërisë së shpejti, familjar të tij i kanë thënë Ballkani.info se futbollisti do të vendos me kohë për këtë.
“Artoni aktualisht është i përqendruar te skuadra e tij e re dhe se po bën përpjekje maksimale t’i tregoj vlerat e tij. Sa i përket përfshirjes së tij në skuadrat kombëtare të Kosovës ose të Shqipërisë, këtë do ta bëjë të ditur me kohë. Ai momentalisht ka nevojë për mbeshtetje aty ku është”, kanë thënë familjarët e futbollistit. /Ballkani.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?