Dy mesfushorët Arthur Melo dhe Miralem Pjanic janë duke kryer testet mjekësore të skuadrat e re, mirëpo braziliani nuk dëshiron të luaj përsëri për Barcelonën.
Marrëveshja mes Juventus-it dhe Barcelonës pritet të kompletohet me 30 qershor, transmeton portali arbresh.info.
Vlera e Arthur është 70 milionë euro, kurse vlera e Pjanic është 60 milionë euro, ndërsa “Zonja e Vjetër” do të paguajë edhe 10 milionë euro.
Sipas Calciomercato, Arthur nuk dëshiron të luaj përsëri për Barcelonën, ngase mendon se nuk është trajtuar në formën e duhur.
Arthur para disa muajve e ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në “Camp Nou” dhe vendosi të largohet pasi trajneri Quique Setien tha se nuk i nevojitesh.
Për Barcelonën kjo mund të jetë humbje e madhe, ngase klubi blaugranas është duke ‘luftuar’ për Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.
Sidoqoftë, Juventus nuk është i interesuar për t’i shkëmbyer menjëherë lojtarët sepse duan ta mbajnë boshnjakun në skuadër deri në fund të sezonit./arbresh.info.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...