Ylli i Barcelonës, Arthur Melo ia ka bërë me dije të gjithëve se nuk largohet nga “Camp Nou”.
Ka raportime që Barcelona dëshiron ta shkëmbejë brazilianin me Miralem Pjanic dhe e kanë lejuar Juventus për të diskutuar me lojtarin për ta bindur, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, mesa duket kjo nuk do funksionojë sepse 23-vjeçari nuk mendon largimin.
“Gjithmonë do këtë spekulime për merkato, por planet janë të qarta: interesimi im është të qëndrojë te Barcelona”.
“Ndihem i qetë. Jam i lumtur dhe dua të falënderoj trajnerin dhe stafin që kanë besim te unë. Kjo është një arsye tjetër për mua, që të vazhdojë me dëshirë të jem te Barcelona”.
“Ka interesime nga klubet e mëdha, por në mendjen time ka vetëm një gjë, të qëndrojë këtu për disa vite”.
“Barcelona është skuadër që gjithmonë kam dashur të luaj dhe vëmendja ime është të jem në fanellën blaugranese për një kohë të gjatë”, deklaroi ai.
Të interesuar për Arthur mbesin edhe Inter, PSG e Manchester United./arbresh.info.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç