Arthur vazhdon të jetë i përkushtuar që të mos lejojë të ndikohet nga lëvdatat e mëdha që ka marrë prej legjendës së Barcelonës, Xavi, pasi bëri një start të mrekullueshëm të karrierës në Camp Nou.
Reprezentuesi brazilian ka pasur një tranzicion të hatashëm në mesfushën e Barcelonës që prej kalimit nga Gremio për 31 milionë euro.
Edhe pse Barcelona gjendet në krye të tabelës me një pikë, ende nuk ka arritur kulmin e potencialit, por një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në këtë start është pikërisht mesfushori kreativ 22 vjeçar.
“Të marrësh lëvdata nga një lojtar ndaj të cilit isha adhurues shumë i madh është një shtytje e madhe, por unë duhet të mësohem si të menaxhoj lëvdatat që i marr”.
“Unë nuk mund të lëjoj që lëvdatat të ndikojnë në mendjen time. Unë ndihem me fat që kam familjen që më udhëheq në kohë të vështira”.
You want goals?
Look no further. pic.twitter.com/EkGSvJX1r8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 13, 2018
“Kjo është arsyeja pse unë ata i solla me mua në Barcelonë sepse kalimi në Evropë ishte ndryshim i madh në jetën time”, u shpreh Arthur.
Barcelona aktualisht është jashtë aksionit për shkak të pushimit të kombëtareve, ndërsa gjendet në pozitë të të parë në grupin e vet në Ligën e Kampionëve dhe në pozitën e parë në La Liga.
Araujo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve/ Benfica – B...
Liverpool – Lille, formacionet zyrtare
Atalanta dhe Monaco shkojnë në epërsi pas pjesëve të para
Korenica premton: 1 mijë euro për çdo nënë që lind fëmijën e...
Selim Pacolli: Së bashku mund ta kthejmë Gjakovën siç ka qen...
Lista për Familjen hap fushatën në Gjakovë, Agani: Qytetet e...