Shënjestra e Barcelonës, Arthur raportohet se do t’i nënshtrohet sot (e mërkurë) testit mjekësor para transferimit nga Gremio.
Barcelona dëshiron të nënshkruaj me Arthurin para se vëzhguesit e lojtarit nga Premierë Ligë si Manchester United dhe Chelsea të reagojnë për të rrëmbyer shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse lojtari nuk do të finalizoj transferimin në Camp Nou deri në janar të vitit të ardhshëm, Barcelona nuk ka ngurrur duke vënë në plan testin mjekësor para marrëveshjes.
Të paktën kështu raporton gazeta spanjolle ‘SPORT’, e cila pretendon se Arthur do t’i nënshtrohet testeve fizike në Brazil të mërkurën.
Lojtari është thënë se është stërvitur në formë normale të martën.
Sipas gazetës së lartpërmendur, Arthur do të takohet gjithashtu me drejtorin teknik të Barcelonës, Robert Fernandez për të diskutuar rreth kushteve të kontratës së tij./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje