Arthur dhe Pjanic kryejnë testet mjekësore

17:27 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

Dy mesfushorët Arthur Melo dhe Miralem Pjanic, kanë kompletuar testimet mjekësore te Juventus-i dhe Barcelona, ndërsa publike do bëhet se shpejti.

Të dy lojtarët testet i kanë kryer në Torino, derisa doktorët e Barcelonës kanë udhëtuar për ta shikuar fizikun e boshnjakut, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, braziliani shkojë në Torino me avion privat dje në mbrëmje, kurse pritet të rikthehet në Spanjë sonte (e diele).

Marrëveshja tashmë është arritur dhe Arthur do transferohet te “Zonja e Vjetër”, kurse Pjanic do kalojë në “Camp Nou” dhe gjiganti italian do paguajë edhe 10 milionë euro.

Arthur ka kërkuar që të mos luaj për Barcelonën këtë sezon, por kërkesa është anuluar dhe do jetë në skuadrën katalunase edhe në gusht, pra në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme