Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, thotë se mesfushori Mesut Ozil do ta fitojë një vend në ekipin e parë të Arsenalit kur ai ta dëshmojë se me të vërtetë do ta japë më të mirën nga vetja në fushë.
Gjermani me origjinë turke u la jashtë skuadrës për ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester Cityt, të cilën Arsenali e humbi me rezultat 3:0, ndërsa Arteta tha pas ndeshjes se Ozili ishte lënë jashtë skuadrës për “arsye taktike”, transmeton Gazeta Express.
Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes të së shtunës kundër Brightonit, trajneri i Arsenalit e sqaroi edhe më tutje arsyen pse Ozil s’ishte emëruar as në stol dhe e pranoi se ai dëshiron të shohë më shumë nga 31-vjeçari në stërvitje.
“Unë kam qenë shumë i hapur me të që nga dita e parë. Që kur kam ardhur këtu, kam menduar se ai është gati dhe dëshiron të performojë ashtu si mundet ai. Momentin kur ta shohë se ai është gati ta bëjë këtë sërish, do ta trajtoj si të gjithë të tjerët”, ka thënë Arteta.
“Mendoj se kam qenë më shumë sesa vetëm i drejtë me të dhe mendoj se ai është përgjigjur në shumë ndeshje ashtu siç dua unë. Kjo është e gjitha”.
“Shumë gjëra i kanë ndodhur atij gjatë javëve të fundit dhe unë duhet ta respektoj kohën për çdo lojtar, nganjëherë atyre u duhet thjesht më shumë kohë. Unë jam i pari që dua ta shoh Mesutin në formën e tij më të mirë. Do ta inkuadroj në lojë kur mendoj se mund ta japë më të mirën nga vetja”.
“Bisedat e mia me Mesutin do të mbeten mes meje dhe atij. Ajo që unë mund t’ua them është se ishte një bisedë absolutisht normale, e sinqertë dhe e qartë. Ai është shumë mirë me mua, nuk kemi asnjë problem”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit