Google ADS

Arteta vazhdon të besoj te titulli kampion: Nuk dorëzohemi deri në fund

09:36 | 9 Maj 2023
A. B.

Arsenali vazhdon të luftojë për titullin e kampionit në Ligën Premier, edhe pse tani asgjë nuk është në dorën e tyre.

Topçinjtë morën fitore të rëndësishme ndaj Newcastle në udhëtim me rezultat 0-2, teksa tani janë vetëm një pikë mbrapa Cityt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Por përkundër se nuk është asgjë në dorë të tyre, trajneri i Arsenalit vazhdon të besoj se mund t’ia dalin ta fitojnë Ligën Premier.

Trajneri spanjoll ka thënë se krejt çfarë duhet të bëjnë është mos ta humbasin fokusin deri në fund dhe të presin në gabimet e kampionit në fuqi të Anglisë

“Ne jemi ende në garë dhe do të vazhdojmë të shpresojmë. Çështja e titullit kampion nuk është vendosur ende dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mos e humbasim fokusin për asnjë moment”.

“Do të vazhdojmë përpara. Këtë gjë e bëmë edhe përballë Newcastle, luftuam dhe fituam dhe jam shumë i lumtur për këtë. Tani na pret Brightoni, një tjetër skuadër e vështirë, që po zhvillon një sezon të mirë, por ne nuk do të dorëzohemi”, deklaroi Arteta.

Topçinjtë deri në fund të kampionatit kanë tre sfida shumë të rëndësishme, ku fillimisht luajnë në shtëpi ndaj Brightonit, përballen me Nottingham Forest në udhëtim dhe në xhiron e fundit presin Wolverhampton Wanderers në ‘Emirates’ stadium. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme