Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri, pasi të shtunën në mesditë ka triumfuar ndaj Wolverhampton me rezultat të pastër 2-0.
Megjithatë në ndeshjen e parë të Ligës Premier, për Topçinjtë nuk është inkuadruar fare mbrojtësi italian Riccardo Calafiori.
Mikel Arteta ka zbuluar pse ai nuk i dha Riccardo Calafiorit debutimin e tij në Ligën Premier kundër Wolves, duke zgjedhur në vend të kësaj të niste Oleksandr Zinchenko në krahun e majtë.
Arteta shpjegoi se Calafiori, i cili së fundmi iu bashkua klubit, ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me mjedisin e tij të ri.
“Riccardo Calafiori sapo ka zbritur dhe po mësohet me shumë gjëra”, tha ai.
Për më tepër, Arteta përmendi nevojën për të integruar gradualisht Calafiori në ekip, duke pasur parasysh konkurrencën e fortë për vende.
“Ne kemi shumë konkurrencë atje, gjë që është e madhe për ekipin”, shtoi ai.
Arteta vuri në pah edhe paraqitjet e Zinchenkos, i cili bëri përshtypje në pjesën e parë dhe aftësinë për të bërë ndryshime taktike gjatë lojës.
“Ju mund të shihni se Zinchenko, veçanërisht në pjesën e parë, ishte vërtet i mirë. Në pjesën e dytë, ne kishim nevojë për diçka tjetër dhe kishim aftësinë për të ndryshuar atje”, deklaroi Arteta. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...