Pasi prishjes së raporteve me tifozët e Arsenalit në fund të vitit të kaluar, dukej e sigurt se Granit Xhaka do të largohej nga Topçinjtë.
Hertha Berlini ishte shumë pranë që ta kthente ish-lojtarin e Borussia Monchengladbachut në Gjermani dhe bisedimet ishin të avancuara.
Mirëpo, trajner i ri, Mikel Arteta, arriti ta bindë mesfushorin shqiptar që të qëndrojë në Emirates së paku deri në fund të sezonit. Ai ka treguar se si ia arriti qëllimit duke i thënë 27-vjeçarit se do ta kishte gjithë mbështetjen e klubit dhe sërish do ta kthente dashurinë për futbollin.
“Mesazhi i parë për të ishte se doja ta kuptoja se si ndihej, pse po ndihej ashtu. Doja që ai ta dëgjonte mendimin tim për të dhe se isha i gatshëm ta mbështesja dhe do t’i bëja presion klubit që ta mbështeste, sepse mendoj se do të jetë një lojtar shumë, shumë i mirë për ne dhe do ta shijojë futbollin duke luajtur nën drejtimin tim”.
“U përpoqa ta bind në këtë mënyrë. Ai e mendoi, më pas pati përgjigje shumë pozitive dhe mendoj se ka ndërruar mendje”, është shprehur Arteta. /Telegrafi/
Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...