Arsenali siguroi në fundjavë ngjitjen në vendin e parë në Premier League, ndërkohë që sonte pret francezët e Lensit në Londër, sfida e parafundit e grupit B në Champions League.
Skuadra e Mikel Artetës do të futet në fushë vetëm për fitore. Për të siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Atmosfera në kampin e Gunners është e shkëlqyer.
Trajneri spanjoll u ndal te Leandro Trossard në prononcimin për shtypin, duke thurur elozhe për 28-vjeçarin belg. I cili u transferua gjatë janarit nga Brightoni për 24 mln euro.
“Nuk flas për aspektin financiar, pasi nuk jam ekonomisti i klubit, por unë me të vërtetë mendoj se Leandro është një futbollist i jashtëzakonshëm”, tha Arteta.
“Ka shumë talent, veçanërisht një inteligjencë të madhe për të luajtur futbollin që duam të zhvillojmë ne”, theksoi Arteta.
Gjatë këtij sezoni, lojtari ofensiv numëron 6 gola dhe 2 asiste në të gjithë kompeticionet me Arsenalin, që objektiv primar ka rikthimin te titulli kampion në Angli pas 20 vitesh./ss
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë