Humbja ndaj Brentfordit ka bërë që të gjithë “të nxjerrin thikat”, gati për të sulmuar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta.
E ardhmja e tij duket vërtetë në dyshim, pasi në dy javët e ardhshme e presin dy përballje të mëdha si derbi ndaj Chelseat dhe sfida ndaj kampionëve në fuqi të Manchester City.
Megjithatë trajneri 39-vjeçar spanjoll i refuzon kritikat dhe thekson se prej 18 muajsh ka nisur një projekt të rëndësishëm te Arsenali, frytet e të cilit pritet të shihen më së miri sezonin e ardhshëm, pasi edhe këtë verë klubi ka shpenzuar rreth 150 milionë euro për të afruar të rinj me perspektivë.
“E di që të gjithë mezi presin të sulmojnë, por futbolli është i tillë dhe nuk mund të kuptohet pa presionin që të jep çdo ditë. Të gjithë ndjejmë përgjegjësinë e rezultateve, por këtu kam nisur një projekt dhe po punojmë që të marrim frytet në harkun kohor të 2-3 viteve. Merkatoja jonë është përqendruar në afrimin e futbollistëve të rinj, të talentuar si Ramsdale, White, Odegaard, apo të tjerë emra që i kemi tashmë në ekip dhe besoj që nga sezoni në sezon, do të vijmë në ngritje. Duhet durim, në mënyrë që djemtë të rriten të qetë dhe të përgatiten për të marrë më shumë përgjegjësi”, deklaroi Arteta.
Pasditen e të dielës “topçinjtë” do të përballen me Chelsean në “Emirates Stadium” dhe Arteta e njeh mirë forcën e kundërshtarit, por zbulon se ka gati planin për të ndalur sulmuesin Lukaku dhe për të fituar derbin e Londrës.
“Chelsea është kampion Europe dhe së fundi është përforcuar me një sulmues si Lukaku, i cili e njeh mirë kampionatin anglez. Megjithatë kemi punuar gjatë javës planin për të “izoluar” Lukakun dhe për të fituar ndeshjen me Chelsea-n, ndaj shpresoj të na shkojë mirë”, tha 39-vjeçari.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...