Arteta ndihet krenar që e kthen Arsenalin në Ligën e Kampionëve

11:43 | 13 Maj 2023
K.B

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është krenar që e ka udhëhequr klubin londinez drejt rikthimit në garën elitare të klubeve evropiane, në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë do të kthehen në garë sezonin e ardhshëm për herë të parë në shtatë vjet dhe e gjithë kjo është meritë e trajneri Arteta, i cili ndihet krenar.

Është vet trajneri spanjoll që e ka konfirmuar këtë në konferencën e tij të fundit për shtyp.

“Liga e Kampionëve është një nivel tjetër. Ju shikoni praninë e lojtarëve, karizmën, mënyrën se si ata e trajtojnë këtë rast. Është thjesht e mrekullueshme të shikosh”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Është fantastike për prestigjin e Arsenalit të rikthehet në këtë garë, por ky është vetëm hapi i parë”.

“Qëllimi përfundimtar është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Do të ishte e pabesueshme për ta arritur këtë. Por, ne ende duhet të bëjmë shumë hapa në drejtimin e duhur për të arritur atje”.

“Pra, tani duhet të mendojmë se si duam të jemi si klub dhe si do ta përfaqësojmë vërtet veten në atë nivel”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme