Mikel Arteta nuk i ka kursyer kritikat për Granit Xhakën në humbjen 1-0 që Arsenali e pësoi në shtëpi ndaj Burnleyt në Ligën Premier.
Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë për sjelle jo sportive, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit të The Gunners që ka thënë për Xhakën se ai mori një karton të kuq të pakuptimtë, transmeton Telegrafi.
“Ne lëshuam ndeshjen nga duart duke dhënë një karton të kuq pa kuptim. Ju shikoni se çfarë ndodhi 60/70 minuta të tjera, ne kishim kontrollin e lojës”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.
“E njëjta fjalë (për kartonin e kuq të Nicolas Pepes javë më parë). Dhe në këto kushte, edhe më keq. Kur nuk po fitojmë ndeshje, ju nuk mund ta bëni këtë”.
“Lojtarët e mi tejkaluan vijën dhe nuk është një justifikim. Ne thjesht u dhamë ndeshjen kundërshtarëve”, ka shtuar më tej Arteta.
Xhaka mund të ndëshkohet edhe më rëndë për atë veprim, pasi kapi për fyti lojtarin kundërshtar. /Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...