Google ADS

Arteta konfirmon mungesën e Odegaardit për disa kohë

21:20 | 18 Shtator 2024
D.H

Arsenal ka marr një lajm të keq nga stafi mjekësor lidhur me kapitenin e klubit, Martin Odegaard.

Futbollisti norvegjez pësoi lëndim në ndeshje me kombëtaren e tij ndaj Austrisë në kuadër të Nations League, shkruan Arbresh.info.

Tani më futbollisti pas ekzaminimeve të fundit pritet t;i mungoj për një kohë të gjatë klubit londinez.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i “Topçinjve”, MIkel Arteta në konferencë për media para ndeshjes së Champions League me Atalantan.

“Pas skanimeve të fundit, ato treguan se ai ka pasur disa dëmtime veçanërisht në një nga ligamentet në kyçin e këmbës. Është diçka shumë domethënëse, kështu që ne do ta humbasim atë për një kohë”, tha Arteta.

Odegaard ka qenë pa asnjë dyshim ‘ura lidhëse’ dhe boshti i skuadrës, veçanërisht dy sezonet e fundit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme