Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta ka thënë se ndjehet i sigurt për rinovimin e kontratës së sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.
Gabonezi është i lidhur me largimin nga klubi londinez, derisa kontrata momentale do t’i skadojë verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Arteta insiston se Aubameyang është i lumtur te klubi dhe bisedimet janë duke shkuar mirë.
“Kemi diskutuar me Pierre, familjen dhe agjentin e tij. Jam shumë i sigurt se mund të arrijmë marrëveshje për të gjithë”.
“Është detyra jonë që ta bëjmë të ndihet se është hapi i duhur për karrierën e tij. Në mënyrë që ta bëjmë, ai duhet të ndihet i vlefshëm”.
“Ai duhet të ndihet se është këtu dhe e duam. Ai vërtet duhet të besoj se mund ta përparojmë klubin dhe ai do jetë lojtari kryesor për këtë gjë”.
“Kam lidhje të mira më të dhe do diskutojmë shumë gjëra dhe mendoj se ai është i lumtur te klubi”, theksoi Arteta.
Aubameyang gjatë këtij sezoni ka bërë 30 paraqitje duke shënuar 20 gola dhe dhënë tri asistime./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...