Arsenali mposhti Liverpoolin me rezultat 3-1 në ‘Emirates Stadium’ në kuadër të xhiros së 23-të në Premier League.
Pas ndeshjes Arteta pati një deklaratë të jashtëzakonshme, shkruan Arbresh.info.
Arteta fillimisht vlerësoi lart performancën e skuadrës së tij dhe atmosferën në ‘Emirates Stadium’.
“Ishte një lojë e jashtëzakonshme. Një paraqitje e jashtëzakonshme nga lojtarët dhe njerëzit tanë. Kjo është atmosfera më e mirë që kam parë gjatë gjithë sezonit”, ka deklaruar Arteta.
Ai tutje foli për rrjedhën e lojës se si ndikoi pranimi i golit në fund të pjesës së parë.
“Ne duhej të shkonim në një nivel tjetër dhe mendoj se lojtarët u përgjigjën. Nuk mund të jem më krenar. Panimi i golit na ndikoi shumë. Por, nuk mund të të vijë keq për veten kundër këtij ekipi. Ne morëm kontrollin e lojës pas 10 ose 15 minutash vuajtjeje”, shtoi ai.
Arteta u shpreh se Arsneli është në formën më të mirë deri më tani.
“A ishim në më të mirën tonë? Absolutisht. Këtë e kemi treguar sot. Për të qenë më të mirët dhe për të pasur mentalitetin më të mirë, duhet ta bëni çdo tre ditë. E treguam sot kundër ekipit më në formë në Evropë dhe tani duhet ta bëjmë nesër kur të stërvitemi dhe kundër West Ham”, u shpreh Mikel Arteta.
Arsenal aktualisht është i dyti në Premier League me 49 pikë, tri më shumë se City që është i treti por ka dy ndeshje më pak, teksa ka dy pikë më pak se Liverpooli lider./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi