Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti pritet të humb ndeshje të rëndësishme

19:19 | 23 Dhjetor 2024
D.H

Arsenal ka marrë një lajm të keq lidhur me futbollistin anglez, Bukayo Saka.

Anësori i “Topçinjve” u dëmtua në sfidën që Arsenali e luajti në fundjavë ndaj Crystal Palace, shkruan Arbresh.info.

Teksa për gjendjen e tij ka folur edhe trajneri londinez, Mikel Arteta i cili ka shprehur shqetësimin e tij.

“Nuk po duket mirë”, tha Arteta për yllin e tij.

“Ai do të jetë jashtë për shumë javë. Nuk mund të jem shumë konkret sepse nuk e di, por do të kalojnë shumë javë pa të“, vazhdoi ai.

Sipas raportimeve të fundit, Saka do të mungoj së paku një muaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme