Arteta i fiksuar pas Partey, Arsenal i ofron trefishin e pagesës

10:32 | 16 Qershor 2020
Arbresh Info

Arsenal i ka ofruar mesfushorit të Atletico Madrid-it, Thomas Partey trefishimin e pagesës që të transferohet në “Emirates”.

“Topçinjtë” që disa muaj janë admirues të 27-vjeçarut dhe thuhet se janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.

Partey ka edhe dy vite kontratë në “Wanda Metripolitano”, mirëpo ekziston klauzola e lirimit për 44.5 milionë euro.

Sipas Goal, lojtarit i është ofruar një kontratë nga klubi londinez dhe do t’i trefishohet pagesa.

Momentalisht Partey fiton rreth 65 mijë euro në javë nga “Los Rijoblancos”, kurse te “Topçinjë” do fitojë rreth 195 mijë euro në javë.

E ardhmja e mesfushorit me prejardhje nga Gana do vendoset në fund të sezonit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme