Google ADS

Arteta humbë durimin me Guandouzi-n, e detyrojnë të stërvitet vetëm

09:49 | 7 Korrik 2020
Arbresh Info

Mesa duket mesfushori Matteo Guendouzi, mund të këtë luajtur ndeshjen e fundit për Arsenal-i.

Që nga përballja ndaj Brighton, Guendouzi nuk ka luajtur për ekipin e parë skuadrën londineze, derisa është larguar edhe nga stërvitjet, transmeton portali arbresh.info.

Sipas The Athletic, 21-vjeçari është i detyruar të stërvitet vetëm që nga incidenti.

Thuhet se “Topçinjtë” duan ta shesin sa më shpejtë që të jetë e mundur francezin.

Trajneri Mikel Arteta, mesa duket është lodhur nga lojtari dhe gjatë verës do e largojë.

Në shkëmbim të Guendouzi-t do transferohet Thomas Partey, ndërsa lojtari kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme