Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta e sheh sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic si zëvendësimi adekuat për Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas Diario AS, anglezi do largohet në verë, andaj klubi ka nis të gjejë pasuesin e duhur, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos” e transferuan në verë për 60 milionë euro, por lojtari nuk arriti të hyjë në formacionin e Zinedine Zidane.
Aubameyang nga ana tjetër dëshiron të fitojë trofe dhe është i lidhur me transferimin në Real Madrid dhe Barcelonë, por më herët kishte thënë se preferon “Mbretërit”.
Pra, ekziston mundësia që gjatë verës të bëhet shkëmbimi mes dy sulmuesve.
Pos Arsenal, rivali lokal Chelsea dhe Napoli kanë interesim për serbin./arbresh.info.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...